Emergjenca e Covid-19, raporti javor për aktivitetin e Bashkive

Projekti “Bashki të Forta” (BtF) nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation, ka identifikuar disa prej aksioneve që institucionet vendore dhe rajonale në bashkëpunim me komunitetet dhe qeverinë shqiptare, kanë ndërmarrë në përgjigje të sfidave të COVID 19.

12 Koordinatorët Rajonalë të “Bashki të Forta”, kanë ndërvepruar me të 61 Bashkitë gjatë kësaj periudhe si dhe Shoqatat e Vendorëve, Prefekturat dhe Agjencinë për Mbështetjen e Pushtetit Vendor.

Qëllimi i këtij raporti javor (fillimisht i ndërmarrë në mbulim të një grupi bashkish) dhe në javët në vijim është të ndajë qasjet inovative me Bashkitë, në funksion të një përgjigjeje efikase në kushtet e krijuara.