Delvinë, ndërgjegjësim për luftën kundër kancerit të gjirit

Ndërgjegjësim për luftën kundër kancerit të gjirit.Kjo, ka qene kryefjala e nje aktivitetit te fundit me mbeshtetjen e Bashkise Delvine.

Duke e permendur kete aktiviteet Kryebahskiakja Majlinda Qilimi shprehet se “Tetori na mblodhi sërish bashkë, gra, motra e shoqe, në një takim miqësor, informues e ndërgjegjësues për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj vetes si dhe luftën që duhet të kryejmë për të sfiduar sëmundjen e kancerit te gjirit.

Qilimi nuk harron te falenderoje deputeten Anila Denaj e cila ka qene e pranishme ne kete aktivitete, sikurse ne nje tjeter zhvillim informues dhe nbdergjegjesues ne Sarande.

“Falenderuese për deputeten e zones, Anilën Anila Denaj, e cila u bë pjesë e veprimtarisë dhe përcolli mesazhin e vet domethënes ne mbështetje të çdo gruaje. Falenderuese për Suelën, Klemen, Almën dhe gjithë specialistet e Drejtorisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për informacionin shkencor që përcollen dhe këshillat e dhëna..

Formati i takimit ndergjegjesues ka evidentuara si ne takime analoge te tjera ne Shqiperi raste te grave te cilat ia kane dale me semundjen . “Falenderuese për Margaritën dhe të gjitha gratë e tjera që e kanë fituar betejën me të keqen, të cilat rrëfyen përvojen e tyre, luftën që u eshtë dashur të bëjne për të dalë triumfuese mbi sëmundjen.-eshte shprehur Qilimi.

Mesazhi i Kryebashkiakes permbyll nje status te saj në FB: “Të dashura motra e shoqe, kanceri i gjirit mund të frenohet fare lehtë nëse diagnostikohet ne kohën e duhur.!Nëse e duam lumturinë e familjes sonë, të cilën secila prej nesh e ka të shenjtë, duhet të shtojmë kujdesin ndaj vetes!Ne ia dalim!”