COVID-19/ Sarandë, qytetarët respektojnë radhën për të bërë pazar
Një nga pikat kryesore ku bashkia e Sarandës vendosi të marrë masa mbrojtëse, me qëllimin që të mos përhapet COVID-19, ishte në tregun ushqimor të fruta perimeve.
Përveçse pikave të verdha që janë vendosur me një distancë prej 1.5 metrash, gjithashtu është vendosur dhe një kafaz hekuri.
Kjo është bërë vetëm për të ruajtur sigurinë e qytetarëve që vijnë në treg.
e të dalin tek ky treg duke respektuar rregullat. Po kështu, qytetarët duhet të qëndrojnë 1.5 metër larg njëri-tjetrit teksa bëjnë pazar.
Gjatë ditës së sotme është vërejtur një ndërgjegjsim akoma më i madh tek tregu i fruta perimeve.
Qytetarët kanë respektuar rregullat, duke qëndruar në rradhë për tu furnizuar me ushqime. /Sarandanews.com/