Adrian Gurma: Shqiptarët paketa me 20% ulje dhe plazhe falas në Sarandë

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe e ardhmja e tij është ende e dyshimtë.

Në një kohë që në vendin tonë sezonit turistik do të ishte hapur me kohë dhe organizimi i festave të mëdha për të ftuar turistët do të ishin zhvilluar tashmë, sot operatorët turistik janë ende duke marrë udhëzime se si mund të zhvillohet turizmin në kushtet e reja që ka krijuar burime të reja infeksioni nga koronavirusi.

Kryetari i Bashkisë sëSarandës, Adrian Gurma tha në “Repolitix” në Report Tv se po punojnë me operatorët turistë duke i udhëzuar për ruajtjen e distancën fizike dhe respektimin e masave higjieno-sanitare.

Për Sarandën dhe bashkitë rreth saj janë një zonë e lirë pa raste infektimesh dhe për këtë kanë nisur me strategjitë turistike nëse në të ardhmen do të mund të kemi turizëm.

Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se u ka kërkuar të gjitha hotelerive një paketë turistike që nuk ka ndodhur në vitet më parë dhe për turistët shqiptarë hoteleritë kanë përgatitur paketa me 20 % ulje krahasuar me çmimet e viteve më parë.

“Bashkia Sarandë dhe bashkitë fqinje të qarkut të Vlorës janë pjesë e Zonës së Gjelbër. Aktualisht për të mos lejuar hyrjen në këto zona janë vendosur postblloqe në bashkitë që kufizohen me zonat jo të gjelbra dhe kushdo që vjen kthehet pas nëse nuk ka një autorizim që lejohet të kalojë. Në takimet e vazhdueshme me operatorët turistikë kemi marrë miratimin me ofrimin e një pakete turistike të veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë.  Kanë ardhur ofertat me një ulje rreth 20 % të çmimit të strukturave të hotelerive krahasuar me vitet e mëparshme. Ata kanë marrë të gjitha orientimet për distancimin fizik”, tha Gurma.

Në lidhje me plazhet publike kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera do të kem i plazhe publike falas pa asnjë pagesë dhe do të jetë nga Porti turistik deri tek ish-hotel Turizmi. A shtoi gjithashtu se është siguruar furnizimin me ujë dhe pastrimi  e dezinfektimi i përditshëm  qytetit jo vetëm tani por dhe gjatë sezonit turistik.

“Furnizimi me ujë dhe pastrimi i qytetit sigurohet çdo ditë dhe kjo do të jetë dhe gjatë sezonit turistik. Bashkia Sarandë, këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera nga porti turistik deri tek ish hotel turizmi, plazhi do jetë pa pagesë për publikun, jo si vitet e tjera që ka qenë më pagesë”, tha Gurma.