“Mall për Vlorën”, kryeministri Edi Rama nuk duron dot më, nesër dhe pasnesër rikthehet në qytetin bregdetar

Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga Vlora si për të treguar “mallin” që kishte për qytetin, nga i cili është zgjedhur si deputet.

Mesa duket Rama nuk duruar më por ka vendosur që nesër të shkojë në Vlorë.

Më datë 1 dhe 2 maj, kreu i qeverisë do të zbarkojë në qytet për të inpektuar disa punime që po bëhen dhe do të shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli.

AXHENDA e datës dhe 1 dhe 2 maj 2020:

E Premte, 1 Maj

12:00 Inspektim i Bypass në hyrje të Vlorës (KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
12:30 Inspektim në punimet e Lungomares
( Km, Gjiknuri, Agolli,Dritan Leli)
13:00 Dreka (private)
15:00 Inspektim në Bypass Dukat
(KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
16:00 Projekti i fasadave
(KM, Gjiknuri, Agolli, Dritan Leli)

E shtunë 2 Maj

11:00 Inspektime të punimeve Loti1 e Loti 2, Kuc Gusmar
( KM, Gjiknuri, Agolli, Leli, Anila Denaj)