Adrian Gurma ftesë turistëve nga Kosova: Ejani në Sarandë, pushoni shqip!

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma në një lidhje direkte në emisonin “BonBon”, tregoi se karshi situatës së krijuar nga koroanvirusi ata po bëjnë përgaditjet për sezonin veror 2020.

“Janë marrë të gjitha masat dhe  po përgatitemi sikur për një situatë normale, shpresojmë që Saranda do jetë destinacioni turistik i pëlqyer nga shqiptarët“, tha Gurma.

Në vijim të intervistë kryebashkiaku i Sarandës theksoi se këtë vit pas kontakteve që ka pasur me operatorët turistik është vendosur që paketat turistike do të jenë 20% më lirë se vitet e kaluara.

Në epokën në të cilën gjendemi, edhe vizitorët potencial të Sarandës të cilët mund të vinë nga Kosova mund të jenë prekur ekonomikisht. Si do të jetë Saranda këtë vit më e lirë, më e shtrenjtë…?

“Unë kam komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët turistik dhe kam marrë prej tyre premtimin që paketat turistike këtë vit në Sarandë do të jenë 20% më lirë se në vitet e kaluara, me qëllimin e mirë që këtë vit turistët të pushojnë shqip. Sepse për faktin se edhe lëvizja e qytetarëve nëpër destinacionet europiane për pushime do të jetë mjaft e kufizuar.

Kështu që unë me këtë rast u bëjë apel jo vetëm qytetarëve shqiptar, por dhe qytetarëve të Kosovës që të vijnë të pushojnë në Sarandë, në momentin që lëvizja e lirë midis dy shteteve do të jetë e mundësueshme. Të vijnë të pushojnë në Sarandë, të vijnë të pushojnë shqip”, tha Gurma.

Më poshtë intervista e plotë e Adrian Gurmës për televizionin kosovar RTV21.