Vlorë, mblidhet Komiteti Rajonal për zhvillimin e turizmit

Në Vlorë është zhvilluar mbledhja e parë e Komiteti Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, për sezonin turistik për vitin 2020.

Në takim ishte i pranishëm kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, si dhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Fokusi i diskutimit ishte tek investimet që do kryehen për t’i dhënë një tjetër rritje turizmit.

Në Komitetin Rajonal të Turizmit, për formalizimin e industrisë së hotelerisë përmes procesit të kategorizimit.

Rritja e turizmit është rritje e të ardhurave jo vetëm për sektorin, por për një industri me ndikim për gjithë qytetin me rritjen e punësimeve dhe mirëqënies së komunitetit.

Shtrirja e gjatë e vijës bregdetare dhe ndërtimi i Aeroportit , do t’i japin Vlorës një tjetër hov të zhvillimit turistik, por na duhen gjithashtu plazhe më të pastra, programe turistike të mirëmenduara e shërbime më cilësore”, shkruan Klosi./Sarandanews/