Ish- deputeti Sarandës: 223.8 mln euro mungojnë në arkën e shtetit, Rama do blejë mandatin e tretë

Ish- deputeti që ka mbuluar dhe zonën e Sarandës, Koço Kokëdhima, ka shkruar se arkës së shtetit i mungojnë 223.8 milion euro.

Këto para sipas Kokëdhimës janë vjedhur nga Edi Rama, pasi kërkon të mbledhë 800 mijë vota për mandatin e tretë.

“Janë 223.8 milionë euro që mungojnë në arkën e shtetit për vitin 2019, të zhdukura nga zyrtarët e korruptuar nëpër ministri, agjenci, drejtori qendrore dhe rajonale, bashki, qarqe, shoqëri publike ku shteti ka mbi 50% të aksioneve deri te projektet me financim të huaj.

Janë 223.8 milionë euro të hequra nga arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet për të mbajtur në këmbë administratën e korruptuar të Rilindjes, me të cilën Rama kërkon mbledhjen e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizon Kokëdhima. /Sarandanews/