Theu karantinën, shoqërohet në polici një banor në Kelcyrë

Një banor në Kelcyrë është ndaluar ditën e sotme nga ana e policisë, pasi po lëvizte me makinë duke thyer karantinën.

Ndalimi nga ana e policisë është kundërshtuar nga banori, i cili është përplasur me patrrullën e policisë.

“Kemi llogari me njëri-tjetrin…”, ishin disa nga fjalët e debatit mes policisë dhe të ndaluarit. /Sarandanews/