Vlorë, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në Bulevardin “Ismail Qemali” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente.

Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale E.V., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19 vjeçare.