Butrinti rikthehet në fushë, pret në mesjavë Laçin për Kupë

Futbolli në Shqipëri do të rikthehet këtë mesajvë. Pas ndeshjeve të kampionateve, skuadrat do të luajnë ndeshjet e Kupës, ndërsa në fundjavë do të luajnë në kampionat.

“Një tur force” për të gjitha skuadrat që duhet të luajnë dy ndeshje në pak ditë dhe gjithçka do të nisë me turin e parë të Kupës që do të luhet ditën e mërkurë.

Butrinti pas humbjes së pësuar kundër Korabit të Peshkopisë të mërkurën do presë në stadiumin “Andon Lapa” ekipin e Superiores, Laçin.

Një duel i fortë për ekipin e Artan Banos, përballë një Laçi që është mes skuadrave më të mira të Superligës shqiptare.

Sfida Butrinti-Laçi do luhet të mërkurë në orën 16:00. /Sarandanews.com/