Viroi i Gjirokastrës popullohet nga qytetarët! Njerëz pa maska e pa doreza dalin shëtitje për ditën e verës

Në Virua të Gjirokastrës, vendin tradicional ku festohet dita e verës, qytetarët nuk kanë frikë.

Pa maska, pa doreza, pranë njëri-tjetrin kanë dalë të festojnë 14 marsin.

Siç shihen në pamjet që Report Tv, nuk ka munguar prezenca e qytetarëve të Gjirokastrës që të dalin në shëtitje.

Dhjetëra persona kanë vendosur që të lënë shtëpitë e tyre, duke thyer një nga rregullat kryesore, atë të vetë-karantinimit.