Drejtuesit e PS takime në Çukë, nuk respektohet mbajtja e maskës

Deputeti Alket Hyseni ka vijuar takimet elektorale në zonën e Sarandës.

Ndalesa e radhës këtë të shtunë ishte në Çukë, ku biseduan me qytetarët për problemet e tyre.

“Një kafe në Çukë ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Kryetaren e #PS? dhe disa drejtues, dëgjuam nga afër zërin e banorëve, u njohëm me  probleme dhe halle për të cilat do ofrojmë zgjidhje patjetër.

Njerëzit e zakonshëm shohin tek ne të vetmen alternativë për një vend më të begatë, për një jetë më të mirë!”, shkruan Hyseni.

Ajo që vihet re në këtë takim se eksponentët e PS-së, nuk e rrespektojnë siç duhet ligjin për mbajtjen e maskës. /Sarandanews.com/

https://www.facebook.com/1319039851506071/posts/3398087593601276/