VIDEO/ Rivaliteti nuk ka fund, ekipi braktis turneun e futbollit në Sarandë

Është duke u zhvilluar në Sarandë Turneu i Veteranëve të Futbollit.

Në këtë event marrin pjesë ekipet e Butrintit, Flamurtarit dhe Korfuzit të Greqisë. Veteranët e Luftëtarit e kanë braktisur organizimin, duke mos u paraqitur në këtë event.

Teksa më herët është njoftuar se ky organizim do të përbëhej nga katër ekipe, bluzinjtë nga Gjirokastra kanë njoftuar se nuk do të paraqiten, pa dhënë një arsye.

Dilemë mbetet ftesa e munguar për ekipin e Delvinës, teksa duket se rivaliteti me Butrintin ka bërë që ata mos jenë prezentë.

Bashkia e Sarandës është organizatore e këtij eventi futbollisti, me Bistricën e Delvinës që nuk ka marrë një ftesë për të sjellë veteranët në këtë turne që bën bashkë brezat e artë të skuadrave pjesëmarrëse.