Nga Gurma te Shauip Beqiri, urimet e kryebashkiakëve për “7 Mars”

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka uruar mësuesit në ditën e tyre.

“Gëzuar 7 Marsin të gjithë arsimtarëve që me dashuri e përkushtim edukojnë brezat

Mirënjohje e vlerësim për punën tuaj”, shkruan Gurma.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri, shkruan:

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

Vlerat tuaja nuk maten me asnjë njësi matëse por sot në ditën tuaj, në ditën e dijes shprehim falenderimin dhe përuljen tonë përpara veprës dhe misionit tuaj madhor e fisnik

Gezuar 7 Marsin të gjithë brezave të arsimtarëve”, nënvizon Shuaip Beqiri.

Nuk mungoi urimi për festën e mësuesve, as nga ana e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli. /Sarandanews/