VIDEO/ 30 mjekë dhe infermierë nisen drejt Italisë për ndihmë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot në Rinas 10 doktorë dhe 20 infermierë, të cilët u nisën drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Në fjalën para tyre në aeroport, Rama u shpreh se nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje, ndërsa Italia, ku po kurohen edhe shqiptarë, ka nevojë urgjente për ndihmë.

“Sot ne nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyn në luftë këtu, ku në Itali ku po kurohen edhe shqiptarë, kanë një nevoje urgjente për ndihmë.

Pikërisht se nuk jemi të pasur dhe sepse nuk na ka lënë kujtesa, nuk mund ta lejojmë vetes të harrojmë miqtë në këto ditë të vështira. Sot ne jemi të gjithë italianë, Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne e të gjithë Europën e botën”, tha Rama.

30 mjekët dhe infermierët do të qëndrojnë për 30 ditë në Itali, ku do të kontribuojnë në luftën e shtetit italian me virusin vdekjeprurës, koronavirus. Ata do të paguhen nga qeveria shqiptare përkatësisht 3000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

ITALIA ËSHTË SHTËPIA JONË???????????????? SOT JEMI TË GJITHË ITALIANËITALIA E CASA NOSTRA????????????????OGGI SIAMO TUTTI ITALIANI

Posted by Edi Rama on Saturday, March 28, 2020