Sërish tragjik bilanci ditor i viktimave në Itali
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 7503, që do të thotë janë 683 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 3449 duke e çuar në 57521 numrin total të rasteve aktive.
Numri i të shëruarave ka shkuar në 9362 dhe 3489 janë në gjendje kritike.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 20494.
Gjithashtu raportohet se 33 nga viktimat kanë qenë pjesë e stafit mjekësor.