Kina nxjerr sekretin? Nga Wuhani vjen vaksina kundër koronavirusit, efikase te njeriu

Chen Wei është mjkeja që qëndron pas këtij përparimi të ri shkencor që hap një dritare shprese për kurimin e Covid-19. Epidemiologia me famë botërore dhe gjeneralja kryesore e Ushtrisë Popullore Kineze injektoi dozën e parë në botë për një vaksinë të re të koronavirusit në krahun e saj të majtë, së bashku me ekipin e saj më 3 mars.

Bëhet fjalë për një grup mjekësh të cilët sapo filluan shpërthimin e koronavirusit menjëherë u transferuan në Wuhan.

Chen dhe ekipi i saj kërkimor punuan për më shumë se një muaj në Institutin e Virologjisë Wuhan, një laborator me vlerësimin më të lartë të biosigurisë.

Zbulimi i vaksinës mund të ndryshojë historinë e botës pasi ai vjen nga vendi ku lindi kjo aventurë e keqe për të gjithë qenien njerëzore. Ishte në fillim një eksperiment, por rezultatet e marra deri më tani duket se japin rezultatet e dëshiruara.

E lindur në vitin 1966 në qytetin e vogël të Lanxi në provincën Zhejiang, Wei u diplomua në Kimi në vitin 1988 dhe një vit më vonë u martua me partnerin e saj, Ma Yiming, një kimist i punësuar në bodrumet ku prodhohet vera.

Tre vjet më vonë, Wei u bashkua me Ushtrinë Popullore kineze dhe u bë virologe në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake, ku ai tani mban gradën e gjenerales.

Ajo ishte një shkencëtare model dhe menjëherë u dallua për aftësitë e saj duke u bërë një nga pionierët në luftën kundër Ebolës gjë që e çoi atë në ballë të betejës në Afrikë, sepse ajo dëshironte të ndalonte epideminë jashtë vendit. Në fund të vitit 2015, Chen Wei drejtoi ekipin i cili zhvilloi gjenin e parë për të mposhtur këtë virus.

Dhe tani ajo përfaqëson shpresën për të gjithë botën për t’i dhënë fund Covid-19.