Dorëhiqet kreu i Kadastrës së Sarandës Ardian Kola: Ja arsyeja!

Kreu i Kadastrës së Sarandës, njëkohësisht edhe kryetari i degës së PS-së, Ardian Kola ka dhënë dorheqjen nga pozicioni në Kadastër.

Arsyeja e dorheqjes së Kolës është angazhimi i tij për fushatën zgjedhore të vitit 2021 ku Partia Socialiste synon një mandat të tretë.

Ardian Kola ka qëndruar në krye të Kadastrës së Sarandës prej 14 muajsh, duke pasur dhe vlersimet e qytetarëve.

Tashmë pritet të mësohet se kush do të jetë pasuesi i Ardian Kolës tek Kadastra e Sarandës. /Sarandanews.com/