Reforma zgjedhore, Damian Gjiknuri: Propozimi i PD për administratën zgjedhore nuk çonte në depolitizim
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka komentuar dy çështjet të cilat u diskutuan sot në Këshillin Politik lidhur me sistemin zgjedhor dhe administratën zgjedhore.
Sa i përket së parës Gjiknuri u shpreh në emër të mazhorancës se është i gatshëm ta diskutojë por është një temë që kërkon një proces të gjerë konsultimi.
Kurse për propozimin e PD për administratën zgjedhore Gjiknuri u shpreh i qartë se ishte një opsion që nuk e depolitizonte pasi PS do të heqë dorë nga militantizmi dhe futja dorë në zgjedhje e partive politike.
”Propozimi ishte në lidhje me sistemin zgjedhor, propozimet që kishin palët. Dhe ajo për administrimin zgjedhor.
Nga znj. Hajdari janë paraqitur disa propozime si në Kuvend ndërsa PD nuk paraqiti. Sistemi është çështje e hapur dhe që kërkon edhe prekje të Kushtetutës. Propozimet prekin Kushtetutën.
Sa i përket propozimeve të PD për administrimin e zgjedhjeve ishte një opsion që nuk çonte në depolitizim. Është një sistem i përforcuar i përfaqësimit politik. Ne mendojmë që ka ardhur momenti meqenëse ka pasur dhe një draft nga OSBE.
Ka një element bazë, militantizimi dhe futja dorë në zgjedhje e partive politike. Si? Nëpërmjet emërimeve apo tërheqjes së komisionerëve. Duam që partitë të heqin dorë nga kjo.
PS është e hapur të diskutojë për sistemin. Sistemi aktual nuk është i keq por nëse ka një përfaqësi të madhe atëhere do të hulumtojmë propozimet por që kërkon më shumë konsultime.
Variantet e Rudina Hajdarit për sistemin zgjedhor?
Nëse ka patur ndonjë, PS ka qenë për heqjen e koalicioneve. Unë dua të jemi në konsultim me PD dhe opozitën, nëse ka dakordësi edhe nga opozita jashtëparlamentare atëhere edhe ne mund të dalim me këtë ide. Unë kam qenë për heqjen e koalicioneve, dhe pas zgjedhjeve të vendoset koalicioni qeverisës sipas votave.
Senat nga Basha?
Nuk erdhi me një opstion të tillë PD sot në tryezë, mesa duket e ka opsion qeverisës por le ta ketë. çëhstjet e dhomave janë trajtuar në 1998 me Reformën Kushtetutese dhe unë frenohem që të jap.
Mund t’i drejtohet në të ardhmen me Referendum shumicës dhe elektoratit shqiptar nëse partia vërtet fiton dhe propozon edhe ndryshime kushtetuese.”- tha Gjiknuri.