Qyteti i vjetër i Himarës, aty ku ka një popullsi të vjetër greke

“Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë larg hartës së turizmit botëror.

Por tani shqiptarët duan ti tregojnë botës për bukuritë e vendit të tyre si dhe ti mësojnë për kulturën dhe natyrën e tyre.

Dhe kjo duhet bërë para se turizmi masiv ta zbulojë këtë vend”.

Kështu e përshkruan gazeta e njohur spanjolle El Pais Shqipërinë, të cilën ia rekomandon turistëve spanjollë  për të vizituar sa më parë këtë vend. Artikulli sugjeron 12 vendet që duhen vizituar në Shqipëri që nga Shkodra e deri në Butrint.

Sigurisht dhe Himara është një detyrim për këdo që viziton Shqipërinë.

Përshkrimi i El Pais për Himarë.

Qyteti i vjetër i Himarës

Po në bregdetin Jon, por më në veri, ndodhet qyteti i vogël i Himarës, nga i cili mund të shihet ishulli grek i Korfuzit.

Përveç pjesës së lartë dhe të lashtë të Himarës, ekziston një pjesë tjetër e ulët me shëtitore, që është bërë një nga qytetet më të këndshme bregdetare në rivierë.

Në horizont është ishulli i Korfuzit, si dëshmi se sa afër Shqipërisë është Greqia jo vetëm gjeografikisht, por edhe në kulturë.

Në fakt, në Himarë ka një popullsi të vjetër greke që flet greqishten me dialekt ku përdoren shumë fjalë nga greqishtja e lashtë, dialekt që flitet vetëm në Himarë, Mani dhe Kretë.

Jehona e muzikës greke ndihet kudo, po ashtu edhe kuzhina greke me musaka, xaxiqi dhe sallatë greke, ushqime që gjenden në gjitha menutë e restoranteve.