Baltë, gropa e mbeturina në Sarandë, lagjia Qafë-Gjashtë e lënë në harresë

“Kjo rrugë e shkatërruar është problemi kryesor i banorëve të Qaf Gjashtës në Sarandë. Shirat e ditëve të fundit kanë rënduar edhe më shume situatën me gropat me ujë.”

Banorët thonë se që prej vitit 2002 nuk është bërë asnjë investim, ndërsa situata vetëm përkeqësohet.

Të gjendur në këto kushte, banorët herë pas here bëjnë rregullime të rrugës vetë.

“Po bëhen që nga 2002 që e kemi bërë vetë me forcat tona, aq sa mundëm me një fadromë.”

Në Qafë Gjashtë, nuk ka rrjet kanalizimesh, dhe mungojnë kontejnerët e mbeturinave.

“Dritat i paguajmë. Për kanalizime nuk bëhet fjalë.”

Energjia elektrike sipas banorëve është e dobët, ndërsa telat e korrentit janë shumë pranë tokës, gjë e cila sjell panik tek ta.

“Pa rrugë, pa tela  korrenti që na kanë lënë me tre tela. Kapen me dorë dhe të zë korrenti.”