Nga e hëna nuk del dot më as për pazar po nuk more leje online ose me SMS

Nga e hëna nëse do të dalësh për të bërë pazar më herët duhet të që një person nga familja të marrë leje përmes një aplikacioni ose duke dërguar SMS.

Në postimin e kryeministri Rama në Facebook, sqarohet se aplikacioni do të prezantohet sot dhe do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.

Postimi i plotë: 

GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane