Ndihma ushqimore për 1500 familje në nevojë në qytetin e Vlorës

Rreth 1500 familje në Vlorë do të përfitojnë nga paketa sociale pas situatës nga COVID-19.

Shpërndarja ka nisur në të gjitha rajonet, ndërkohë pavarësisht apelit për të evituar radhët, banorët në vështirësi ekonomike dhe komuniteti rom kanë kërkuar që ndihmat t’i marrin në rajon edhe pse ndihmat do tu shkojnë në banesa.

Ka edhe nga ata banorë të cilët janë shprehur të pakënaqur me ndihmat që kanë marrë.

Nga një komunikim me bashkinë e Vlorës është konfirmuar se të gjithë personat në nevojë do të marrin ndihmë si dhe i bën apel banorëve që të mos qëndrojnë në radhë pasi pakot ushqimore do dorëzohen në çdo shtëpi.