Covid-19 në Greqi: 23 të vdekur dhe 821 të infektuar

Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.

Listës iu shtua një ushtarak 46 vjeç ,i cili humbi jetën në spitalin e Aleksandrupolit në veri lindje të vendit.

Vlen të përmendet se 46 vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Deri më tani në Greqi raportohet për 821 të prekur me Covid-19.