Adrian Gurma mesazh qytetarëve: Respektoni masat anti-Covid, ruani veten dhe të tjerët

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, e ka nisur ditën e sotme duke postuar një foto fantastike nga qyteti bregdetar.

Krahas fotosh, Gurma iu bën dhe një apel qytetarëve për respektimin e masave anti-Covid.

“Të diel të paqtë e të bukur❤️. Respektoni masat anticovid?
?Ruani veten e të tjerët?”, shkruan Gurma në postimin e tij.

Kujtojmë që prej ditësh në Sarandë ka pasur një numër të madh infektimesh nga Covid-19, ku nuk kanë munguar dhe vdekjet si pasojë e këtij virusi. /Sarandanews.com/