Masat ndaj COVID-19, sarandiotët vijojnë të respektojnë oraret
Qytetarët e Sarandës e kanë respektuar dhe këtë të hënë orarin e vendosur nga qeveria shqiptare, në kuadër të masave të parandalimit ndaj COVID-19.
Sot menjëherë pas orës 13:00, në rrugët e qytetit bregdetar nuk ka pasur asnjë lëvizje.
Qytetarët janë futur në shtëpi, duke respektuar rregullin e vendosur.
Saranda, fatmirsisht është e paprekur nga koronavirus, ndërsa në Shqipëri numëri i të prekurve ka shkuar në 104. /Sarandanews/