Koronavirusi/ Basha ngushëllon familjet e viktimave, falenderime edhe qytetarëve që respektuan masat e vetëizolimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një komunikimi drejtpërdrejtë nga selia blu, pak minuta më parë, ka shprehur ngushëllimet e tij të gjithë familjarëve të viktimave nga COVID-19.

Të ndodhur në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirus, Basha iu ka uruar shërim të shpejt të gjithë të infektuarve, ndërsa ka falenderuar qytetarët për respektimin e masave të marra duke qëndruar në kushtet e izolimit ditën e djeshme.

“Të dashur qytetarë!

Kjo javë nis me një rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirus dhe për fat të keq edhe të numrit të viktimave.

Ju ofroj ngushëllimet e mija të gjithë familjëve të viktimave dhe ju uroj nga zemra të gjithë atyre që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor, shërim sa më të shpejtë.

Dua të falënderoj gjithsecilin prej jush që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetë-izolimit…”, është shprehur Basha.