Kaloi nga dogana e Qafë Botës, kapet në Athinë një rulotë me 1.2 ton kanabis!

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës Shqiperi-Greqi-Turqi. Kapen në Athine, mbi 1.2 ton drogë.

Operacioni është zhvilluar ditën e shtunë dhe është bërë publik sot.

Një rulotë e ardhur nga Berlini është ngarkuar me ngarkesën e lëndës narkotike në vendin tonë dhe ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës duke hyrë në Greqi.

Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me atë të Athinës kanë ndaluar rulotën ne Athine dhe gjate kontrollit kane zbuluar ne vende te pershtatura enkas, 1 ton 145 kg marijuane si dhe 68 kg hashash cokollate dhe 918 gram vaj hashashi.

Droga mësohet se ka kaluar mesditen e së shtunës nga pika e Qafë-Botës. Vlera e drogës 1 mln 730 mijë euro. Ne pranga dy drejtuesit e rulotës nga Italia 32 dhe 27 vjeç.