Delvinë, kryebashkiakja Qilimi apel qytetarëve: Të ruajmë qetësinë

Kryetarja e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, ka kërkuar që qytetarët të ruajnë qetësinë, pas rasteve të shënuar me koronavirus në Shqipëri.

“Të dashur bashkëqytetarë, është koha për të ruajtur qetësinë.

Ju lutem bashkëpunoni pa hezitim me Institucionet përkatëse dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, respektoni rregullat e higjenës.

Disa nga masat për parandalimin e përhapjes së covid-19 si më poshtë”, shkruan Qilimi. /Sarandanews/