FOTOT/ Nga Dasho Aliko tek Vangjel Dule, në mbështetje të Ilir Metës

Ditën e sotme Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka organizuar një manifestim siç e cilësoi ai, në mbrojtje të Kushtetutës.

Të pranishëm kanë qenë kryesisht simpatizantë të PD dhe LSI.

Në protestën e sotme ka qenë prezent dhe kreu i PD-së së Gjirokastrës, Dasho Aliko, së badhku me ish- deputetin Tritan Shehu.

Nuk mungoi në këtë tubim as Vangjel Dule, të cilin Sarandanews e fotografoi mes protestuesve.

Ndërkohë, simpatizantët demokrat të Sarandës ende nuk kanë postuar diçka në lidhje me prezencën e tyre në këtë manifestim. /Sarandanews/