Saranda, Gjirokastra, Finiqi, Dropulli dhe Tepelena bëhen bashkë në promovimin e turizmit në panairin ndërkombëtar në Selanik

Saranda, Gjirokastra, Finiqi, Dropulli dhe Tepelena, në kuadër edhe të “Memorandumit për Turizmin e Integruar”, ishin bashkë për të promovuar turizmin e rajonit jugor, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “PHILOXENIA 2022” në Selanik.

Takime të vazhdueshme me grupe interesi, larmi produktesh dhe destinacionesh turistike, shpalosje e vlerave dhe kulturës, ishin kryefjala e këtyre ditëve, në stendën e “Visit Saranda”dhe “Visit Gjirokastra”.

Biznese turizmi nga këto zona, janë bashkuar për të fuqizuar imazhin e Jugut të Shqipërisë, si një destinacion gjithëvjetor e me potenciale të jashtëzakonshme.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë