Dita e verës në Përmet, deputetja e zonës zbulon detaje nga organizimi i festës

Nga Mirela Kumbaro

Sot është MARS dhe MARSI ka kuptim vetëm në PËRMET

Të jep shpresë kjo datë. Të bën më të mirë. Të kujton se përveç grisë së dimrit ka edhe ngjyra të tjera si ajo e dashurisë dhe e diellit.
Unë marset më të bukura i kam njohur në PËRMET, ku natyra ka qenë shumë bujare dhe njerëzit të përzgjedhur nga Perëndia.

Nëse ende nuk keni shijuar marsin përmetar, keni shansin tuaj në datë 13-14 MARS.

EjaNëPërmet për DITËN E VERËS se është një festë pa norma, pa rregulla, plot gaz, dritë e shije, “tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë, ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, ku mërzen cjapi me zile, -(ne fakt)- atje i kam ment e mija”

DHEEEE, ndërkohë përgatitjet kanë filluar që në shkurt tashmë:
– po përgatiten verojkat nën kujdesin e nënave të rralla përmetare

– atelietë e glikove janë kthyer në klasa për mësimin e glikosë së portokallit, të limonit e të nerënxave (se kanë kohën)

Ariana Nikolla , gatimet e së cilës i shijoni në verandën e bukur të Hotel Alveros, është në krye të Qendrës Komunitare me skuadrat e permetareve te rinj dhe bashkë me recetat u jep fëmijëve pasionin për Përmetin e vërtetë.

Një gjë di t’ju them: në 14 MARS, DUHET të vini VETËM në PËRMET.

Surprizat do t’jua zbulojmë pak nga pak.
Bashkia Përmet-Bashkia Që Duam
dhe Slow Food Permet – Albania po bëhen gati për ju, për ne, dhe për vete