Ditë zie për Greqinë: Denaj, Kuri, dhe Kiço ndezin nga një qiri në kishën e Shën Mërisë në Kostar, Mesopotam

Sot është ditë zie kombëtare në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi që i mori jetën të paktën 57 personave.

Deputetetet Anila Denaj dhe Niko Kuri, së bashku me kryebashkiakun e Finiqit Kristo Kiço, kanë ndezur nga një qiri ne kishen e Shen Merise ne Kostar, Mesopotam.

“Sot Shqipëria nderon me një Ditë Zie Kombëtare viktimat e tragjedisë së aksidentit të tmerrshëm hekurudhor në Larisa.

Se bashku me kolegun Niko Kuri dhe Kryetarin e Bashkise Finiq Kristaq Kico, ndezem qirinj ne kishen e Shen Merise ne Kostar, Mesopotam duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike, me familjet greke dhe shqiptare që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, shkruan Denaj.