Kategoria Dytë: Butrinti pret Selenicën, objektiv vetëm 3 pikët

Ditën e nesërme do të zhvillohet java e 14-të e Kategorisë së Dytë.

Skuadra e Butrintit do të presë në fushën e saj skuadrën e Selenicës, takim i cili do të zhvillohet në orën 14:00.

Ekipi sarandiot është favoriti kryesorë për të dal fitimtar nga ky takim, pasi ekipi i Selenicës gjatë këtij sezoni ende nuk e ka shijuar suksesin e parë.

Butrinti renditet në vendin e katërt në tabelën e renditjes me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Selenica pozicionohet në vendin e fundit me 0 pikë./Sarandanews/