Protestë në Vlorë, qytetarët mashrshim kundër lëndëve të rrezikshme

Një marshim proteste u zhvillua sot në qytetin e Vlorës, nga qytetarët pas kapjes së lëndëve të rrezikshme, që po tentoheshin të futeshin nga Porti

‘Vlora është perlë, nuk është plehrë’.

“Mos na helmoni fëmijët”, “Shqipëria nuk është kazan”, ishin disa nga pankartat që mbanin qytetarët në duar duke deklaruar se nuk do të lejojnë që toka, uji dhe ajri i tyre të helmohet.

“Të na japin përgjigje, të kërkojmë llogari nga autoritetet. Duam të jetojmë të sigurt në vendin tonë‘, kanë deklaruar protestuesit. /Sarandanews/