Gruaja harroi prizën në korrent, si u dogj banesa në Tepelenë

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët, në fshatin Beçisht të Tepelenës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Banesa është në pronës të shtetasit Kalo Hoxha, ndërsa mësohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ka qenë e zonja e shtëpisë, e cila ka lënë prizën në korrent dhe është larguar nga banesa, duke bërë që kjo e fundit të shkrumbohet nga flakët.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.