Bëhuni gati, Gjirokastra hap dyert për festë

Fundjava do të jetë e mbushur me aktivitete në qytetin e Gjirokastrës.

Bashkia do të organizojë festën e karnavaleve për dy ditë, të premte dhe të shtunën, në sheshin kryesorë “Çerçiz Topulli”.

Në axhendën e organizuar nga Bashkia, përveç festës me muzikë do të ketë edhe lojra të ndryshme për të gjitha grup moshat,  si dhe shetitje me kale.

Të ftuar do të jenë gjithashtu dhe këngëtarët e mirënjohur, Krenar Seiti, Erik Lloshi dhe Xhesara Friski, të cilët do të përforojmë ditën e premte, ndërsa të shtunën në skenë do të ngjiten grupi “Treshat Band”. /Sarandanews/