Lëvizje në policinë e shtetit, emri i shefit të ri në komisariatin e Vlorës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shqipëri.
Janë ndryshuar shefat e komisariateve të Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Shijakut.
Në Vlorë mësohet se pozicionin e shefit të komisariatit do ta marrë Edmond Pjetri.
Pjetri do të zëvendësoj në këtë detyrë Olti Zeqo.