Turizëm në fshat/ Banorët e Dhoksatit: Të ndjekim stilin italian

Dhoksati, një ndër fshatrat më të bukur në Gjirokastër do jetë modeli i parë i fshatit turistik sipas eksperiencës “Albergi Difussi”, për të kthyer zonat rurale të braktisura në zona turistike.

Konkretisht shtëpitë e banorëve do të kthehen në bujtina akomoduese për turistët, ku tashmë falë mbështetjes së RISIAlbania do të nisë puna me 4 shtëpi të fshatit që do të ofrojnë fillimisht 50 shtretër, duke synuar rreth 3000 turistë që në vitin e parë.

Ky projekt do ketë dhe aktivitete të ndryshme kulturore, që të rikthehet jeta në këtë fshat. Më vonë ky model do shtrihet në zona të tjera të Qarkut Gjirokastër.