FOTO-Historike: Shoferi Isuf Jaho, që kryente transportin e postës në Tepelenë, Memaliaj dhe Janinë

Shoferi Isuf Jaho i përket brezit të parë të shoferëve gjirokastrit.

Pas emigrimit në Amerikë, në vitin 1922 u kthye në Gjirokastër dhe me paratë e fituara bleu një kamion italian të mbuluar dhe të përdorur.

Me këtë mjet ai çonte postën në Tepelenë, Memaliaj dhe Janinë.

Bënte dhe transport të udhëtarëve e të mallrave.

Ishte nga shoferët e parë që bashkoi mjetin me shoqërinë anonime të transportit “Auto-Gjirokastra-Ekspres”, e cila punonte me statut dhe objektiva konkrete në shërbim të udhëtarëve dhe tregtarëve.

Profesionin e shoferit, Isufi e vazhdoi edhe pas çlirimit të vendit. Punoi derisa doli në pension. Nga jeta u nda në moshën 65 vjeçare, në vitin 1968.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *