KOMENTET/ Punimet në rrugën Delvinë- Kardhiq, Rama replikon me komentuesit

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama publikoi një video nga ecuria e punimeve që po kryhen në rrugën Delvinë-Kardhiq.

Punimet në këtë rrugë vijojnë me ritme të larta, ndërkohë Rama premtoi se shumë shpejt do të nisë dhe nis edhe hapja e tunelit të shumë e shumë vite ëndërruar dhe shumë e shumë herë në vite premtuar.

Pas publikimit të video Rama ka replikuar dhe me disa komentues.

Njëri prej tyre shkruan se në këtë segmet rruge firma me dy kushurinj ka punësuar 5 puntorë nga Delvina me 20 mijë lek dhe pa siguracione.

E menjëhershme ka qenë dhe kundërpërgjigja e kryeministrit, i cili e ka quajtur këtë si hamendje kafeneje.

Më poshtë disa prej replikave mes kryeministrit Rama dhe qytetarëve.

Komentuesi: Bravo po sa te punesuar ka ne ate segment rruge qe po ben.apo firma me dy kushurinjet e vet.dhe. 5 puntor nga delvina mengjesi e darka me 20milek.dhe pa siguracione.

Rama: Keto jane hamendje kafeneje, kjo veper e madje nuk behet me dy kushurinje dhe 5 puntor, keshtu qe thuaju “puna mbare” njehere atyre njerezve dhe pastaj bej verejtje, jo hamendje!

Komentuesi: Duhet ti kishe kushtu me teper përparësi se rruga e arberit kësaj të ishte hapur në këtë sezon do qe fantastike. 5 orë nga Tirana në sarande pak e gjatë. Po meqë hape sot bypassin e Tepelenes e zbute pak lodhjen

Rama: Mos u lodh se je ende i ri dhe me e mira eshte ende perpara

/Sarandanews.com/

???? Punimet në rrugën #Delvinë-Kardhiq, Rama: Së shpejti nis edhe hapja e tunelithttps://sarandanews.com/2020/07/video-punimet-ne-rrugen-delvine-kardhiq-rama-se-shpejti-nis-edhe-hapja-e-tunelit/

Posted by Sarandanews.com on Monday, July 13, 2020