Përdhunimi i 17- vjeçares, dorëzohet në Sarandë njëri nga të akuzuarit

Njëri nga 7 personat e akuzuar për abuzimin seksual të një 17-vjeçare nga Fushë-Kruja është dorëzuar.

Autori, i identifikuar si Ameld Merlika është vetëdorëzuar në policinë e Sarandës.

Pjesë e grupit janë dhe tre të rinj të tjerë që janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Krujës.

Gjithçka ka nisur nga kallëzimi i një gruaje që i është drejtuar stacionit të policisë Fushë-Krujë për të denoncuar largimin e të bijës nga shtëpia, më datë 19 nëntor 2019. Por siç rezulton më tej, dy ditë më vonë 18-vjeçarja është vetëparaqitur në polici.

Bëhet me dije se gjithsesi oficerët kanë këqyrur në prani të të ëmës së adoleshentes M.F bisedat dhe njohjet e saj në Instagram.

Adoleshentja rezulton të ketë ikur nga banesa në datat 9 nëntor, 19 nëntor, 20 nëntor dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka përdorur hashash. Pikërisht, rrëfimi i vajzës ka zbërthyer manekizmin sipas të cilit të dyshuarit tentuan ta trafikojnë edhe jashtë vendit, dhe janë pikërisht bisedat në telefonin e saj që hodhën dritë dhe e kthyen të provuar dëshminë e vajzës nga Kruja.

Pasi Xh. Xh, u trajtua nga psikologë dhe u mbajt në një qendër rehabilitimi, 18-vjeçarja u ripyet sërish ku tashmë jo më nën efektin e drogës ajo tregon se si iku nga shtëpia në fillim të nëntorit pas një grindjeje me të ëmën duke treguar me detaje se si e droguan dhe abuzuan me të.