Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës, Ardit Bido: Shkëmbyem eksperiencat tona për t’i sjellë arkivat më afër!
Këtë të shtunë në Sarandë u zhvillua Konferenca e Katërt Mbarëkombëtare të Arkivistikës, pas 3 konferencave të zhvilluara në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, shkruan se gjatë këtij takimi u shkëmbyen eksperiencat e përbashkëta për t’i sjellë arkivat më afër.
“Jemi një????????
Organizuam sot në Sarandë Konferencën e Katërt Mbarëkombëtare të Arkivistikës, pas 3 konferencave të zhvilluara në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.????????
Mes kushteve të vështira të pandemisë e duke respektuar me rigorozitetin maksimal të gjitha protokollet e sigurisë, shkëmbyem eksperiencat tona për t’i sjellë arkivat më afër!????
Bashkëpunimit mes arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës iu bashkangjitën sivjet edhe Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë, Bashkia Sarandë dhe Prefektura Vlorë, pa të cilët ky organizim nuk do të ishte realizuar dot.????
#ArkivatFrymëzojnë????”, shkruan Bido. /Sarandanews.com/