Kryemadhi: Në Vlorë marrim 2 mandate dhe 1 Taqo Lapajn në Sarandë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se LSI në Vlorë merr tre mandate.

“LSI në Vlorë merr tre mandate. 2 i merr në Vlorë, 1 e merr në Sarandë. Aty nuk ka ndodh asnjë ngjarje.

E ke dëgjuar Luan Ramën ose Petrit Vasilin të thonë votoni Monika Kryemadhin?

As Monika, as Luan Rama, as Petrit Vasili nuk kërkojnë vota për njeri tjetrin se nuk kemi nevojë ne të kërkojmë vota për njeri-tjetrin dhe jo vetëm do kërkojmë vota për Grisejda Myslymin por do kërkojmë vota dhe për Liri Demen, Dikens Bushin dhe për Taqo Lapaj”, tha Monika Kryemadhi.