FOTOT/ Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, projekti më i ri i Rilindjes Urbane në Vlorë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, projekti më i ri i rilindjes urbane në Vlorë.
Rama tha se Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti.
Ai do të lidhë bulevardin e ri Ismail Qemali me Lungomaren.
“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës, i cili do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri Ismail Qemali me Lungomaren. Vlora që duam”, tha Rama.