Aksident në rrugën Kardhiq-Sarandë, makina del nga rruga

Një aksident ka ndodhur në rrugën Kardhiq–Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga në një prej kthesave.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht mendohet se shkak ka qenë bllokimi i timonit si pasoje e nxehjes së mjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.