Dëshmia e autorit të plagosjes në Delvinë: Më sulmuan qentë dhe aksidentalisht qëllova shokun

Ditën e sotme policia bëri të mundur arrestimin e autorit të plagojes së ditës së djeshme në Delvinë.

22- vjeccar ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person, as me shkoun që ka plagosur.

Ai është shprehur para policisë se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, pasi është sulmuar nga qentë e bariut dhe ka gjuajtur per t’u mbrojtur. Aksidentalisht plumbi ka kapur shokun e tij në këmbe.

KOMUNIKATA E POLICISË

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.
Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.