Delvinë, Majlinda Qilimi sërish thirrje qytetarëve: Të respektojmë rregullat, do ta mposhtim shumë shpejt virusin

Në përditsimin e sotëm nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë Delvina, por dhe Saranda nuk kishin shtim të rasteve me COVID-19.

Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të qytetit të saj që të respektojnë rregullat.

Qilimi shprehet besim plotë se Delvina do e kaloj shumë shpejt këtë virus.

POSTIMI I PLOTË I MAJLINDA QILIMIT.

Mirëmëngjes☀️!
Lajm i mire!!

Nga testimet e kryera dje, nuk rezultoi asnje rast pozitiv ????????, por kujdes, edhe pse nuk e dëshirojmë, virusi???? mund të jetë pranë nesh.

????????Nëse respektojmë rregullat e protokollit të sigurisë, shumë shpejt do ta izolojmë dhe do ta largojmë nga qyteti yne.

????Kujdes ⚠️ Kujdes⚠️ Kujdes⚠️
Jo nënvleftësim, jo panik, por vëmendje dhe përgjegjshmëri !

E sigurt se ne delvinjotët do ta mposhtim shumë shpejt ???? !

Se bashku do t’ia dalim !