Rruga e Llogarasë që lidhë Vlorën me Sarandën: Si u ndërtua për 100 ditë nga italianët?
Rrugë nga Vlora në Sarandë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë dhe atë për hiq më shumë se 100 ditë.
Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë.
Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë.
Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes.